Asambleja e Femijeve Komuna e Prizrenit .

Te gjithë e dime se  te drjejtat e femijeve nuk respektohen sa duhet . Ato jane shume te rendesishme si per femijet dhe per tere shoqerine. Ashtu sic eshte luftuar per te drejtat e njeriut, eshte luftuar edhe per te drejtat e femijeve. Lufta me e madhe nuk eshte vetem njohja e ketyre te drejtave por mbi te gjitha per respektimin dhe zbatimin e te drejtave te femijeve ne shoqeri. Te gjithe jemi dakort se femijet duhen mbrojtur nga cdo dukuri qe mund ti demtoje ata. Por jo gjithnje te drejtat e femijeve zbatohen, dhe jo te gjithe I respektojne dhe I mbrojne ato. E pikërisht për këtë arsye ne do mundohemi që te vetëdijesohemi e një ditë të jemi zëri I këij populli.

Asambleja e Prizrenit në kuader të femijeve është krijuar në 22 Qershor te këtij viti.
Te gjithe femijet perfaqesojne gjithsej 13 shkolla fillore te komunes se Prizrenit.
Ne kete asamble perfaqesohen gjithashtu edhe shumica e komuniteteve qe jetojne ne kete komune: shqiptare, turke, rom, boshnjake, ashkali dhe egjiptian.
Struktura e kryesise se asamblese perbehet nga Kryetari dhe Zv. Kryetari qe duhet te jete nga komuniteti jo-shumice.
Ne bashkepunim me zyren e Njesise per te Drejtat e Njeriut asambleja mbledhjet e saja te rregullta I realizon ne objektin e komunes se Prizrenit, por duhet cekur se ekziston edhe nje bashkepunim me kete njesi per ti realizuar aktivitetet e ndryshme.

Ky organ deri me tani ka arritur ti ralizoj gjithsej 8 trajnime ku jane shpjeguar metodat e avokimit, te drejtat e njeriut, konventa nderkombetare e te drejtave te femijeve, rendesia e mediave, komunikimi etj.

Qellimi primar I asamblese eshte te avokoj tek institucionet perkatese per te drejtat e femijeve ne nivel lokal dhe te kete ndikim tek vendimmarresit.
Ne kete drejtim asmableja ka arritur te mbaje takime me institucionet publike dhe kuvendin e komunes se Prizrenit, por duke mos I lere anash edhe takimet dhe bashkepunimet me OJQ- te cilat veprojne ne komunen e Prizrenit.

Adresa dhe Kontakti

Kryetari i Asamblesë Komunale të Fëmijëve:
Fabiola Misini
049474376

Zv. Kryetarja: Ece Renda
049567116

SAVE THE CHILDREN IN KOSOVA/O

Str. Gazmend Zajmi, no 01

10000 Prishtine, Kosova/o

Phone: +381 (0) 38 23 26 91

Fax: +381 (0) 38 23 26 93

Email: scik@savethechildren.org

https://www.facebook.com/savethechildreninkosova

Syri I Vizionit

Adresa: Isa Demaj Nr. 14 30000 Pejë

Tel/Fax: +381 (0) 39 423 240

Mob:  +377 (0) 44 111 408  & +377 (0) 44 142 895

Email: info@syriivizionit.org

Website:  http://www.syriivizionit.org

Facebook:  https://www.facebook.com/SyriiVizionit/

Antarët

Këtu janë antarët e komunës Prizren

RETH AKF

Asambleja Komunale e Fëmijëve është organ legjitim i organizimit, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje në nivel lokal.

Asambleja është një institucion që fuqizon fëmijët dhe garanton pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe mundohet që të krijojë mekanizma funksional për zbatimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Në asamblenë e fëmijëve secili fëmijë mund të gjejë përkrahjen më gëzimin dhe respektimin e të drejtave të tij/saj.

Qëllimi i asamblesë është të ngrit zërin e fëmijëve, të ndikojnë në përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje si në shkollë, familje, shoqëri dhe institucione ku ka të bëjë më ta apo ku ata janë pjesë e saj. Roli i asambleve komunale të fëmijëve është integrimi i rolit të fëmijëve në vendimmarrje dhe me rëndësi më të veçantë nga institucionet përgjegjëse për fëmijët duke përmirësuar kështu pozitën e fëmijëve në nivel lokal dhe qëndror, që fëmijët të jenë pjesë e politikave zhvillimore në komunë dhe shtet.

Asambleja e fëmijëve përbëhet nga nxenesit te shkollave të mesme të ulëta dhe cdo anëtarë përfaqëson interesat e shkollës prej nga vjen.

Rithemelimi i asambleve komunale të fëmijëve kanë forcuar pjesëmarrjen e fëmijëve në mjedise të ndryshme të tilla si shkollat dhe institucionet në Kosovë, e cila ka rezultuar në zhvillimin e fushatave të forta të avokimit dhe më të dukshëm planet e veprimit dy vjecare, të cilat specifikojnë bashkëpunimin konkret që duhet të të planifikohen në mes të fëmijëve dhe strukturat e qeverisjes lokale në 7 komuna.

Për të fuqizuar asambletë e fëmijëve dhe për të përmbushur misionin që ka asambleja, Save the Children, zyra në Kosovë, në partneritet me OJQ Syri i Vizionit, si dhe Komuna e Prishtinës, Komuna e Mitrovicës, Komuna e Ferizajit, Komuna e Gjilanit, Komuna e Gjakovës, Komuna e Pejës, dhe Komuna e Klinës, janë duke ndihmuar në fuqizimin dhe funksionalizimin e Asambleve të Fëmijëve përmes programit “Qeverisja për të Drejtat e Fëmijëve”.