AKF Prishtinë

Asambleja Komunale e Fëmijëve-Prishtinë(AKF-Prishtinë) është institucioni më i lartë komunal i udhëhequr nga fëmijët,është ambient ku vazhdimisht promovohet pjesëmarrja e fëmijëve në vendimmarrje në nivelin lokal dhe zëri kryesor për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Asambleja Komunale e Fëmijëve-Prishtinë është rithemeluar më 15 qershor të vitit 2015 dhe është e përbërë nga nxënësit asambleistë-përfaqësues të shkollave të mesme të ulëta të Prishtinës.

AKF-Prishtinë ka për qëllim përmirësimin e situatës së fëmijëve të Prishtinës përmes avokimit të drejtpërdrejtë te institucionet lokale.

Struktura e Asamblesë është e klasifikuar në Kryesinë(nënkryetarët dhe sekretari/ja) të udhëhequr nga Kryetari/ja i/e Asamblesë së Fëmijëve dhe asambleistët që mund të jenë të përfshirë në Komisione të ndryshme brenda Asamblesë.

Ne si Asamble kemi përkrahje nga Komuna e Prishtinës,gjegjësisht Njësiti për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Prishtinës,dhe nga organizatat Save the Children-zyra në Kosovë dhe OJQ Syri i Vizionit.

Edhe pse AKF-Prishtinë është akoma ”e re” në bagazhin e punës dhe funksionimit të saj,padyshim se ajo ka korrur suksese të shumta që manifestohen nga aktivitetet që ajo vazhimisht bën .

Aktivitetet që i kemi zhvilluar deri më tani janë:zhvillimi i pyetësorëve nëpër shkollat e mesme të ulëta ku jemi njohur detajisht me shqetësimet dhe kërkesat e fëmijëve prishtinas,hartimin e Planit të Veprimit,aktivitete të ndryshme,takime me zyrtarë komunalë dhe qendrorë që për mandat kanë mbrojtjen e interesave të fëmijëve,shënimin e 1 Qershorit,20 Nëntorit-Dita Ndëkombëtare e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve,15 Maji-Dita e Familjes etj.

Adresa dhe Kontakti

Kryetarja e Asamblesë Komunale të Fëmijëve:
Trina Hoti

Kontakti:  hotitrina@gmail.com

Komuna e Prishtinës

Koordinatorja për të drejtat e fëmijëve në Komunën e Prishtinës: znj.Premtime Preniqi

Kontakti: Premtime.preniqi@rks-gov.net

SAVE THE CHILDREN IN KOSOVA/O

Str. Gazmend Zajmi, no 01

10000 Prishtine, Kosova/o

Phone: +381 (0) 38 23 26 91

Fax: +381 (0) 38 23 26 93

Email: scik@savethechildren.org

https://www.facebook.com/savethechildreninkosova

Syri I Vizionit

Adresa: Isa Demaj Nr. 14 30000 Pejë

Tel/Fax: +381 (0) 39 423 240

Mob:  +377 (0) 44 111 408  & +377 (0) 44 142 895

Email: info@syriivizionit.org

Website:  http://www.syriivizionit.org

Facebook:  https://www.facebook.com/SyriiVizionit/

Antarët

Këtu janë antarët e komunës Prishtinë

RETH AKF

Asambleja Komunale e Fëmijëve është organ legjitim i organizimit, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje në nivel lokal.

Asambleja është një institucion që fuqizon fëmijët dhe garanton pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe mundohet që të krijojë mekanizma funksional për zbatimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Në asamblenë e fëmijëve secili fëmijë mund të gjejë përkrahjen më gëzimin dhe respektimin e të drejtave të tij/saj.

Qëllimi i asamblesë është të ngrit zërin e fëmijëve, të ndikojnë në përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje si në shkollë, familje, shoqëri dhe institucione ku ka të bëjë më ta apo ku ata janë pjesë e saj. Roli i asambleve komunale të fëmijëve është integrimi i rolit të fëmijëve në vendimmarrje dhe me rëndësi më të veçantë nga institucionet përgjegjëse për fëmijët duke përmirësuar kështu pozitën e fëmijëve në nivel lokal dhe qëndror, që fëmijët të jenë pjesë e politikave zhvillimore në komunë dhe shtet.

Asambleja e fëmijëve përbëhet nga nxenesit te shkollave të mesme të ulëta dhe cdo anëtarë përfaqëson interesat e shkollës prej nga vjen.

Rithemelimi i asambleve komunale të fëmijëve kanë forcuar pjesëmarrjen e fëmijëve në mjedise të ndryshme të tilla si shkollat dhe institucionet në Kosovë, e cila ka rezultuar në zhvillimin e fushatave të forta të avokimit dhe më të dukshëm planet e veprimit dy vjecare, të cilat specifikojnë bashkëpunimin konkret që duhet të të planifikohen në mes të fëmijëve dhe strukturat e qeverisjes lokale në 7 komuna.

Për të fuqizuar asambletë e fëmijëve dhe për të përmbushur misionin që ka asambleja, Save the Children, zyra në Kosovë, në partneritet me OJQ Syri i Vizionit, si dhe Komuna e Prishtinës, Komuna e Mitrovicës, Komuna e Ferizajit, Komuna e Gjilanit, Komuna e Gjakovës, Komuna e Pejës, dhe Komuna e Klinës, janë duke ndihmuar në fuqizimin dhe funksionalizimin e Asambleve të Fëmijëve përmes programit “Qeverisja për të Drejtat e Fëmijëve”.