AKF Pejë

Fëmijët kanë të drejta të barabarta si çdo shtresë tjetër e shoqërisë.
Ata duhet të jenë të përgjegjshëm që të mbrohet e drejta e tyre,por në mënyra korrekte dhe të mbrojnë edhe të drejtat e të tjerëve në raste kur atyre u cenohen.Për të mbajtur mbi vete këtë përgjegjësi, pak fëmijë mund ta bëjnë, por për t’iu dalur në ndihmë fëmijëve gjithmonë ekziston ndihmë nga Asambleja Komunale e Fëmijëve e cila është gjithmonë në funksion për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Andaj mundësitë për të kërkuar ndihmë nga Asambleja gjithmonë janë të hapura!

Asambleja e Fëmijëve në komunën e Pejës është themeluar me datë 1 Qershor të vitit 2009. Ka një përbërje të gjerë të përfaqësimit të fëmijëve duke përfshirë dhe zonat e thella rurale.

Asambleja komunale e fëmijëve mblidhet një herë në muaj, si takime të rregullta, ku diskutohen çështje të cilat më shume prekin të drejtat në arsim, të cilat me pas edhe mundohen që ti adresojmë tek institucionet lokale, gjegjësisht tek drejtoritë përkatëse.

Gjatë viteve asambleja ka zhvilluar aktivitete të ndryshme. Këto përfshijnë trajnime, fushata, vizita shkëmbyese, vizita në Ambasadën Norvegjeze, programe të ndryshmë në lidhje me të drejtat e fëmijëve etj.

Adresa dhe Kontakti

Kryetarja e Asamblesë së Fëmijëve:
Era Hyseni

Kontakti: hyseniera@gmail.com

Komuna e Pejës

Koordinatorja për të drejtat e fëmijëve: Sebahate Qorkadiu

Kontakti: sebi_956@hotmail.com

SAVE THE CHILDREN IN KOSOVA/O

Str. Gazmend Zajmi, no 01

10000 Prishtine, Kosova/o

Phone: +381 (0) 38 23 26 91

Fax: +381 (0) 38 23 26 93

Email: scik@savethechildren.org

https://www.facebook.com/savethechildreninkosova

Syri I Vizionit

Adresa: Isa Demaj Nr. 14 30000 Pejë

Tel/Fax: +381 (0) 39 423 240

Mob:  +377 (0) 44 111 408  & +377 (0) 44 142 895

Email: info@syriivizionit.org

Website:  http://www.syriivizionit.org

Facebook:  https://www.facebook.com/SyriiVizionit/

Antarët

Këtu janë antarët e komunës Pejë

RETH AKF

Asambleja Komunale e Fëmijëve është organ legjitim i organizimit, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje në nivel lokal.

Asambleja është një institucion që fuqizon fëmijët dhe garanton pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe mundohet që të krijojë mekanizma funksional për zbatimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Në asamblenë e fëmijëve secili fëmijë mund të gjejë përkrahjen më gëzimin dhe respektimin e të drejtave të tij/saj.

Qëllimi i asamblesë është të ngrit zërin e fëmijëve, të ndikojnë në përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje si në shkollë, familje, shoqëri dhe institucione ku ka të bëjë më ta apo ku ata janë pjesë e saj. Roli i asambleve komunale të fëmijëve është integrimi i rolit të fëmijëve në vendimmarrje dhe me rëndësi më të veçantë nga institucionet përgjegjëse për fëmijët duke përmirësuar kështu pozitën e fëmijëve në nivel lokal dhe qëndror, që fëmijët të jenë pjesë e politikave zhvillimore në komunë dhe shtet.

Asambleja e fëmijëve përbëhet nga nxenesit te shkollave të mesme të ulëta dhe cdo anëtarë përfaqëson interesat e shkollës prej nga vjen.

Rithemelimi i asambleve komunale të fëmijëve kanë forcuar pjesëmarrjen e fëmijëve në mjedise të ndryshme të tilla si shkollat dhe institucionet në Kosovë, e cila ka rezultuar në zhvillimin e fushatave të forta të avokimit dhe më të dukshëm planet e veprimit dy vjecare, të cilat specifikojnë bashkëpunimin konkret që duhet të të planifikohen në mes të fëmijëve dhe strukturat e qeverisjes lokale në 7 komuna.

Për të fuqizuar asambletë e fëmijëve dhe për të përmbushur misionin që ka asambleja, Save the Children, zyra në Kosovë, në partneritet me OJQ Syri i Vizionit, si dhe Komuna e Prishtinës, Komuna e Mitrovicës, Komuna e Ferizajit, Komuna e Gjilanit, Komuna e Gjakovës, Komuna e Pejës, dhe Komuna e Klinës, janë duke ndihmuar në fuqizimin dhe funksionalizimin e Asambleve të Fëmijëve përmes programit “Qeverisja për të Drejtat e Fëmijëve”.