AKF Mitrovicë

Asambleja e fëmijeve shërben si një mekanizëm legal dhe i fuqishem i organizimit te fëmijeve ne komunë . Ajo është fuqizuar për të rritur pjesëmarrjen e fëmijeve në vendimmarrje në nivelin lokal si dhe që zëri jonë të dëgjohet dhe të jetë më i fuqishëm drejt institucioneve lokale.

Asambleja e fëmijeve të komunës së Mitrovicës u funksionalizua me 1 Qershor të vitit 2015, dhe është e përbërë nga 32 asambleistë që janë perfaqësues të të gjitha shkollave në komunen e Mitrovicës.

Asambleja e fëmijeve në Mitrovicë, pjesë të saj ka edhe strukturat të cilat përbehen nga kryetari/ja, dy nenkryetarët, njëri perfaqësues i komunitetit Roma, Ashkali dhe Egjiptian, dhe sekretari/ja.

Asambleja e fëmijeve ne Mitrovicë pavarësisht se është formuar vonë, ka arritur që të implementojë 80% të planit të veprimit :

-Kemi arritur të realizojmë trajnime të plota të nivelit TOT për Asambleistë per :

-Të drejtat e fëmijeve vecanerisht me fokus në të drejten për edukim , mbrojtje dhe pjesëmarrje;

-Trajnime në menaxhim projektesh / aktivitetesh;

-Trajnime në aftësitë e jetës vecanerisht në komunikim, negocim, të folurit në publik, të menduarit kritik dhe zgjedhjën e problemeve;

-Aktivitete të shkëmbimit të eksperiencave me Asambletë e komunave të tjera;

-Monitorim nga antarët e grupit ROR dhe trajnime nga ana e këtij grupi;

-Pjesëmarrje në aktivitete të praktikave të mira te pjesëmarrjës së fëmijeve në Kosovë e më gjerë.

Po ashtu kemi arritur te shenojmë aktivitete nga ana e Asamblesë në kuader të Ditëve Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, si 1 qershori dhe 20 nëntori.

Per implementimin sa më të suksesshëm të planit të veprimit, asambleja e fëmijëve në Mitrovicë ka pasur përkrahjen e zyrës së kryetarit në Mitrovicë, drejtorisë së arsimit , zyra e koordinatorit për të drejtat e fëmijëve dhe institucione të tjera të cilat funksionojnë krahas komunës se Mitrovicës dhe elektoratit te saj. Por bazat kryesore për mbështetjën e punës së Asamblesë janë organizatat Save the Children dhe OJQ Syri i Vizionit.

Adresa dhe Kontakti

Kryetari i Asamblesë Komunale të Fëmijëve:
Irfan Peci

Kontakti: irfanpeci1@gmail.com

Komuna e Mitrovicës
Koordinatori për të drejtat e fëmijëve: Z.Fitim Rama

Kontakti: Fitim.rama@rks-gov.net

SAVE THE CHILDREN IN KOSOVA/O

Str. Gazmend Zajmi, no 01

10000 Prishtine, Kosova/o

Phone: +381 (0) 38 23 26 91

Fax: +381 (0) 38 23 26 93

Email: scik@savethechildren.org

https://www.facebook.com/savethechildreninkosova

Syri I Vizionit

Adresa: Isa Demaj Nr. 14 30000 Pejë

Tel/Fax: +381 (0) 39 423 240

Mob:  +377 (0) 44 111 408  & +377 (0) 44 142 895

Email: info@syriivizionit.org

Website:  http://www.syriivizionit.org

Facebook:  https://www.facebook.com/SyriiVizionit/

Antarët

Këtu janë antarët e komunës Mitrovice

RETH AKF

Asambleja Komunale e Fëmijëve është organ legjitim i organizimit, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje në nivel lokal.

Asambleja është një institucion që fuqizon fëmijët dhe garanton pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe mundohet që të krijojë mekanizma funksional për zbatimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Në asamblenë e fëmijëve secili fëmijë mund të gjejë përkrahjen më gëzimin dhe respektimin e të drejtave të tij/saj.

Qëllimi i asamblesë është të ngrit zërin e fëmijëve, të ndikojnë në përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje si në shkollë, familje, shoqëri dhe institucione ku ka të bëjë më ta apo ku ata janë pjesë e saj. Roli i asambleve komunale të fëmijëve është integrimi i rolit të fëmijëve në vendimmarrje dhe me rëndësi më të veçantë nga institucionet përgjegjëse për fëmijët duke përmirësuar kështu pozitën e fëmijëve në nivel lokal dhe qëndror, që fëmijët të jenë pjesë e politikave zhvillimore në komunë dhe shtet.

Asambleja e fëmijëve përbëhet nga nxenesit te shkollave të mesme të ulëta dhe cdo anëtarë përfaqëson interesat e shkollës prej nga vjen.

Rithemelimi i asambleve komunale të fëmijëve kanë forcuar pjesëmarrjen e fëmijëve në mjedise të ndryshme të tilla si shkollat dhe institucionet në Kosovë, e cila ka rezultuar në zhvillimin e fushatave të forta të avokimit dhe më të dukshëm planet e veprimit dy vjecare, të cilat specifikojnë bashkëpunimin konkret që duhet të të planifikohen në mes të fëmijëve dhe strukturat e qeverisjes lokale në 7 komuna.

Për të fuqizuar asambletë e fëmijëve dhe për të përmbushur misionin që ka asambleja, Save the Children, zyra në Kosovë, në partneritet me OJQ Syri i Vizionit, si dhe Komuna e Prishtinës, Komuna e Mitrovicës, Komuna e Ferizajit, Komuna e Gjilanit, Komuna e Gjakovës, Komuna e Pejës, dhe Komuna e Klinës, janë duke ndihmuar në fuqizimin dhe funksionalizimin e Asambleve të Fëmijëve përmes programit “Qeverisja për të Drejtat e Fëmijëve”.