AFK KLINE

Asambleja komunale e fëmijëve të komunës së Klinës ka një përbërje të gjerë të përfaqësimit të fëmijeve duke përfshi dhe zonat e thella rurale.

Asambleja ka gjithesej 23 anëtarë të zgjedhur nga vet fëmijet, ka kryetarin, dy nënkryetar kurse pjesa tjetër janë anëtarë të asamblesë me të drejtë të plotë të votës. Asambleja është rithemeluar në muajin Prill në vitin 2016.

Asambleja komunale e fëmijeve mblidhet një herë në muaj përmes takimeve të rregullta, ku diskutohen cështje të cilat më shume prekin të drejtat në arsim, të cilat më pas edhe mundohen që ti adresojmë tek institucionet lokale, gjegjësisht tek drejtoritë përkatëse.

Aktivitetet që i kemi zhvilluar deri më tani janë: hartimin e Planit të Veprimit, aktivitete të ndryshme, shënimin e 1 Qershorit, 20 Nëntorit-Dita Ndëkombëtare e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve etj.

Adresa dhe Kontakti

Kryetari i Asamblesë Komunale të Fëmijëve:

Robert Preni

Kontakti: Robert-Preni@hotmail.com

Komuna e Klinës

Drejtori i Arsimit: Hajdin Morina

Kontakti: hajdin.morina@rks-gov.net

SAVE THE CHILDREN IN KOSOVA/O

Str. Gazmend Zajmi, no 01

10000 Prishtine, Kosova/o

Phone: +381 (0) 38 23 26 91

Fax: +381 (0) 38 23 26 93

Email: scik@savethechildren.org

https://www.facebook.com/savethechildreninkosova

Syri I Vizionit

Adresa: Isa Demaj Nr. 14 30000 Pejë

Tel/Fax: +381 (0) 39 423 240

Mob:  +377 (0) 44 111 408  & +377 (0) 44 142 895

Email: info@syriivizionit.org

Website:  http://www.syriivizionit.org

Facebook:  https://www.facebook.com/SyriiVizionit/

Antarët

Këtu janë antarët e komunës Klinë

RETH AKF

Asambleja Komunale e Fëmijëve është organ legjitim i organizimit, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje në nivel lokal.

Asambleja është një institucion që fuqizon fëmijët dhe garanton pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe mundohet që të krijojë mekanizma funksional për zbatimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Në asamblenë e fëmijëve secili fëmijë mund të gjejë përkrahjen më gëzimin dhe respektimin e të drejtave të tij/saj.

Qëllimi i asamblesë është të ngrit zërin e fëmijëve, të ndikojnë në përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje si në shkollë, familje, shoqëri dhe institucione ku ka të bëjë më ta apo ku ata janë pjesë e saj. Roli i asambleve komunale të fëmijëve është integrimi i rolit të fëmijëve në vendimmarrje dhe me rëndësi më të veçantë nga institucionet përgjegjëse për fëmijët duke përmirësuar kështu pozitën e fëmijëve në nivel lokal dhe qëndror, që fëmijët të jenë pjesë e politikave zhvillimore në komunë dhe shtet.

Asambleja e fëmijëve përbëhet nga nxenesit te shkollave të mesme të ulëta dhe cdo anëtarë përfaqëson interesat e shkollës prej nga vjen.

Rithemelimi i asambleve komunale të fëmijëve kanë forcuar pjesëmarrjen e fëmijëve në mjedise të ndryshme të tilla si shkollat dhe institucionet në Kosovë, e cila ka rezultuar në zhvillimin e fushatave të forta të avokimit dhe më të dukshëm planet e veprimit dy vjecare, të cilat specifikojnë bashkëpunimin konkret që duhet të të planifikohen në mes të fëmijëve dhe strukturat e qeverisjes lokale në 7 komuna.

Për të fuqizuar asambletë e fëmijëve dhe për të përmbushur misionin që ka asambleja, Save the Children, zyra në Kosovë, në partneritet me OJQ Syri i Vizionit, si dhe Komuna e Prishtinës, Komuna e Mitrovicës, Komuna e Ferizajit, Komuna e Gjilanit, Komuna e Gjakovës, Komuna e Pejës, dhe Komuna e Klinës, janë duke ndihmuar në fuqizimin dhe funksionalizimin e Asambleve të Fëmijëve përmes programit “Qeverisja për të Drejtat e Fëmijëve”.