AKF Gjilan

Asambleja Komunale e Fëmijëve-Gjilan është organi më i lartë komunal i udhëhequr nga fëmijët asambleistë, me Kryetare të Asamblesë, Festina Kurteshi.

Përbehet nga 30 asambleistë, përfaqësues të të gjitha shkollave fillore të mesme të ulëta të Komunës së Gjilanit.

Numri i asambleisteve nga një shkolle varet nga numri i pergjithshëm i nxënësve të asaj shkolle. Mandati i asambleisteve është 2 vjeqar. Kryesia e Asamblesë së Fëmijëve zgjedhet nga asambleistët përmes votimit të hapur.

Qëllimi i Asamblesë së Fëmijëve-Gjilan është mbrojtja dhe avokimi për të drejtat e fëmijëve si dhe përfaqësimi i interesave të të gjithë fëmijëve të Komunës.

Të qenit Asambleist dhe përfaqësues i shkollës tënde ne e vlerësojmë si:

*Përgjegjësi individuale dhe qytetare;

*Mundësi për të lobuar për të drejtat e fëmijëve;

*Mundësi për të qenë qytetar e për të kontribuar në zhvillimin e fëmijëve;

*Dhe si hapësirë për të krijuar miqësi të reja.

Asambleja e Fëmijëve-Gjilan krijon marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunuese me Asambletë e Fëmijëve të Komunave të tjera brenda dhe jashtë Kosoves,si dhe me grupe për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të perbashkëta të fëmijëve.

Takimet e Asamblesë së Fëmijëve janë të hapura për publikun; përfaqësuesit e mediave dhe paleve të tjera të interesuara.

Njoftimet publike publikohen edhe në faqen zyrtare te Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Facebook “Asambleja Komunale e Fëmijëve-Gjilan”.

Adresa dhe Kontakti

Kryetarja e Asamblesë së Fëmijëve:
Festina Kurteshi

Kontakti: festina13_k@outlook.com

Komuna e Gjilanit

Koordinatorja për të drejtat e fëmijëve: HanumshaheRexhepaj

Kontakti: hanumshaherexhepaj@hotmail.com

SAVE THE CHILDREN IN KOSOVA/O

Str. Gazmend Zajmi, no 01

10000 Prishtine, Kosova/o

Phone: +381 (0) 38 23 26 91

Fax: +381 (0) 38 23 26 93

Email: scik@savethechildren.org

https://www.facebook.com/savethechildreninkosova

Syri I Vizionit

Adresa: Isa Demaj Nr. 14 30000 Pejë

Tel/Fax: +381 (0) 39 423 240

Mob:  +377 (0) 44 111 408  & +377 (0) 44 142 895

Email: info@syriivizionit.org

Website:  http://www.syriivizionit.org

Facebook:  https://www.facebook.com/SyriiVizionit/

Antarët

Këtu janë antarët e komunës Gjilan

RETH AKF

Asambleja Komunale e Fëmijëve është organ legjitim i organizimit, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje në nivel lokal.

Asambleja është një institucion që fuqizon fëmijët dhe garanton pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe mundohet që të krijojë mekanizma funksional për zbatimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Në asamblenë e fëmijëve secili fëmijë mund të gjejë përkrahjen më gëzimin dhe respektimin e të drejtave të tij/saj.

Qëllimi i asamblesë është të ngrit zërin e fëmijëve, të ndikojnë në përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje si në shkollë, familje, shoqëri dhe institucione ku ka të bëjë më ta apo ku ata janë pjesë e saj. Roli i asambleve komunale të fëmijëve është integrimi i rolit të fëmijëve në vendimmarrje dhe me rëndësi më të veçantë nga institucionet përgjegjëse për fëmijët duke përmirësuar kështu pozitën e fëmijëve në nivel lokal dhe qëndror, që fëmijët të jenë pjesë e politikave zhvillimore në komunë dhe shtet.

Asambleja e fëmijëve përbëhet nga nxenesit te shkollave të mesme të ulëta dhe cdo anëtarë përfaqëson interesat e shkollës prej nga vjen.

Rithemelimi i asambleve komunale të fëmijëve kanë forcuar pjesëmarrjen e fëmijëve në mjedise të ndryshme të tilla si shkollat dhe institucionet në Kosovë, e cila ka rezultuar në zhvillimin e fushatave të forta të avokimit dhe më të dukshëm planet e veprimit dy vjecare, të cilat specifikojnë bashkëpunimin konkret që duhet të të planifikohen në mes të fëmijëve dhe strukturat e qeverisjes lokale në 7 komuna.

Për të fuqizuar asambletë e fëmijëve dhe për të përmbushur misionin që ka asambleja, Save the Children, zyra në Kosovë, në partneritet me OJQ Syri i Vizionit, si dhe Komuna e Prishtinës, Komuna e Mitrovicës, Komuna e Ferizajit, Komuna e Gjilanit, Komuna e Gjakovës, Komuna e Pejës, dhe Komuna e Klinës, janë duke ndihmuar në fuqizimin dhe funksionalizimin e Asambleve të Fëmijëve përmes programit “Qeverisja për të Drejtat e Fëmijëve”.