AKF Gjakovë

Asambleja e Fëmijëve në Gjakovë është themeluar më 8 maj 2014. Asambleja e Fëmijëve në Gjakovë përbëhet nga 37 anëtarë/asambleistë. Këta asambleistë janë nxënës të 11 shkollave të mesme të ulëta (klasa: Vl-lX) në komunën e Gjakovës.

Ne si asamble mundohemi që të kemi sa më shumë bashkëpunim me fëmijët në mënyrë që të t’i parandalojmë dhe t’i eleminojmë problemet me të cilat fëmijët përballen.

Aktivitetet që i kemi zhvilluar deri më tani janë: hartimi i Planit të Veprimit, aktivitete të ndryshme, takim me kryetaren e Gjakovës për Ditën Ndërkombëtare të Dhunës, shënimin e 1 Qershorit, 20 Nëntorit-Dita Ndëkombëtare e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve, prezantim në shkolla për klasët e mesme lidhur me Sajberdhunën në bashkpunim me Qendrën e studimeve të Avancuara FIT, shpërndarja e mjeteve materiale për familjet me nevojë etj.

Adresa dhe Kontakti

Kryetarja e Asamblesë së Fëmijëve:
Dea Januzi

Kontakti:

Komuna e Gjakovës

Koordinatori për të drejtat e fëmijëve: Urim Fazlija

Kontakti: urimi_23@yahoo.com

SAVE THE CHILDREN IN KOSOVA/O

Str. Gazmend Zajmi, no 01

10000 Prishtine, Kosova/o

Phone: +381 (0) 38 23 26 91

Fax: +381 (0) 38 23 26 93

Email: scik@savethechildren.org

https://www.facebook.com/savethechildreninkosova

Syri I Vizionit

Adresa: Isa Demaj Nr. 14 30000 Pejë

Tel/Fax: +381 (0) 39 423 240

Mob:  +377 (0) 44 111 408  & +377 (0) 44 142 895

Email: info@syriivizionit.org

Website:  http://www.syriivizionit.org

Facebook:  https://www.facebook.com/SyriiVizionit/

Antarët

Këtu janë antarët e komunës Gjakove

RETH AKF

Asambleja Komunale e Fëmijëve është organ legjitim i organizimit, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje në nivel lokal.

Asambleja është një institucion që fuqizon fëmijët dhe garanton pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe mundohet që të krijojë mekanizma funksional për zbatimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Në asamblenë e fëmijëve secili fëmijë mund të gjejë përkrahjen më gëzimin dhe respektimin e të drejtave të tij/saj.

Qëllimi i asamblesë është të ngrit zërin e fëmijëve, të ndikojnë në përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje si në shkollë, familje, shoqëri dhe institucione ku ka të bëjë më ta apo ku ata janë pjesë e saj. Roli i asambleve komunale të fëmijëve është integrimi i rolit të fëmijëve në vendimmarrje dhe me rëndësi më të veçantë nga institucionet përgjegjëse për fëmijët duke përmirësuar kështu pozitën e fëmijëve në nivel lokal dhe qëndror, që fëmijët të jenë pjesë e politikave zhvillimore në komunë dhe shtet.

Asambleja e fëmijëve përbëhet nga nxenesit te shkollave të mesme të ulëta dhe cdo anëtarë përfaqëson interesat e shkollës prej nga vjen.

Rithemelimi i asambleve komunale të fëmijëve kanë forcuar pjesëmarrjen e fëmijëve në mjedise të ndryshme të tilla si shkollat dhe institucionet në Kosovë, e cila ka rezultuar në zhvillimin e fushatave të forta të avokimit dhe më të dukshëm planet e veprimit dy vjecare, të cilat specifikojnë bashkëpunimin konkret që duhet të të planifikohen në mes të fëmijëve dhe strukturat e qeverisjes lokale në 7 komuna.

Për të fuqizuar asambletë e fëmijëve dhe për të përmbushur misionin që ka asambleja, Save the Children, zyra në Kosovë, në partneritet me OJQ Syri i Vizionit, si dhe Komuna e Prishtinës, Komuna e Mitrovicës, Komuna e Ferizajit, Komuna e Gjilanit, Komuna e Gjakovës, Komuna e Pejës, dhe Komuna e Klinës, janë duke ndihmuar në fuqizimin dhe funksionalizimin e Asambleve të Fëmijëve përmes programit “Qeverisja për të Drejtat e Fëmijëve”.