Grupin ROR dhe fëmijët i pret Kryetari Ardian Gjini për bashkëbisedim

Në kuadër të shënimit të javës së fëmijëve, javë që do të përfundojë meshënimin e 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, sot disa dhjetëra fëmijë të shkollave të ndryshme të komunës së Gjakovës, kanë mbajtur një debat me kryetarin e komunës Ardian Gjini, me të cilin përmes pyetjeve e përgjigjeve kanë bashkëbiseduar për çështje dhe tema të ndryshme që i preokupojnë fëmijët.

Në bashkëbisedim me fëmijët, kryetari Gjini ka bërë të ditur se komuna e Gjakovës ka plane dhe projekte të shumta për fëmijët dhe të rinjtë, tëtu krijojë atyre një jetë me të mirë e më të lumtur, pasi fëmijëtmeritojnë që të jetojnë të lumtur.
Kryetari Gjini ka përmendur angazhimin në përmirësimin e sistemit arsimor por edhe kushteve të mësimit, ndërsa ka kërkuar edhe nga fëmijët që të jenë të dëgjueshëm dhe punëtorë, duke u angazhuar ser
iozisht në procesin mësimor.