Komunikatë për Media- “Çdo ditë është 1 Qershori”

Pejë, 28 maj 2018 – Me moton “Çdo ditë është 1 Qershori”, Syri i Vizionit shënon ditën ndërkombëtarë të fëmijëve – 1 qershorin – në Kosovë. Aktivitetet  që do të zhvillohen në disa komuna të Kosovës kanë për qëllim që në këtë ditë të angazhojnë një numër sa më të madh të akterëve që punojnë në sektorin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Nga e hëna më 28 maj deri te premten më 1 qershor, aktivitetet do të zhvillohen në komunën e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjilanit,Ferizajt, Klinës e Gjakovës. Ato do zbatohen përmes grupit të fëmijëve ROR (Respect Our Right), që prej vitesh merret me monitorimin e zbatimit të Konventës për të drejtat e fëmijës në Kosovë.


Aktivitetet zhvillohen n ë bashkëpunim me Asambletë komunale të fëmijëve, duke filluar të hënën me një debat publik të fëmijëve më Kryetarin e komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini. Ditën e martë fëmijët do tëvizitojnë organizatat “Handikos”, “Qendra për Jetë të Pavarur”, dhe“Pema”, që ofrojnë shërbime për fëmijë me nevoja të veçanta në Komunën e Pejës për t’u njohur nga afër më vështirësitë më të cilat ballafaqohetfëmijët në këto qendra.

 

Të mërkurën aktivitetet vazhdojnë me vizitë në fshatin SOS në Prishtinë dhe rikonstituimin e asamblesë së fëmijëve në Gjilan, ditën e enjte me hartimin e pemës së kërkesave dhe dëshirave të fëmijëve në Klinë, dhe ditën e premte aktivitetet përmbyllen me takimin konsultues me Zyrën për Qeverisje të Mirë për Hartimin e Strategjisë Nacionale mbi të Drejtat e Fëmijëve – takim që do hapet nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, si dhe me realizimin e video-mesazheve dhe pikturave që kanë të bëjnë më ngritjen e përgjegjësisë së institucioneve karshi nevojave të fëmijëve në Ferizaj dhe Pemën e fëmijëve në Mitrovicë.

 

Në këto aktivitete do përfshihen qindra fëmijë nga komuna të ndryshme, autoritete lokale e qendrore, institucione, dhe zyrtarë që janë të angazhuar në punën me fëmijët dhe që për mandat kanë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Shënimi i ditës së fëmijëve bëhet në kuadër të projektit “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, nëpartneritet me Savethe Children në Kosovë.

 

 

AGJENDA E AKTIVITETEVE

 

E Hënë

28 Maj 2018

13:30 –14:30 Debat Publik i fëmijëve më Kryetarin e komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini – Në këtë debat fëmijët do të kërkojnë përgjegjësi nga kryetari për masat e ndërmarra deri më tani si dhe ato që ai planifikontë ndërmirren në të ardhmen për fëmijët e komunës së Gjakovës, duke diskutuar edhe strategjinë “Gjakova mike për Fëmijë” të hartuar nga Komuna e Gjakovës.

 

E Martë 29 Maj 2018

Fuqizimi i zërit të fëmijëve me nevoja të veçanta – Grupi ROR bashkë më Asamblenë komunale të fëmijëve në Pejë, do të vizitojnë organizatat që ofrojnë shërbime dhe punojnë me fëmijë me nevoja të veçanta për t’u njohur nga afër më vështirësitë më të cilat ballafaqohet fëmijët në këto organizata që ato t’i adresojnë edhe tek institucionet e nivelit lokal. Gjatë kësaj vizite fëmijët do të zhvillojnë edhe aktivitete me fëmijë, e ku të ftuar për të qenë pjesë e këtyre vizitave do të jenë edhe Kryetari i Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe z. Islam Husaj, kryesues i Asamblesë komunale.
10:00 – 11:15 Vizita në Qendrën’’ Pema’’
11:30 – 12:30 Vizitë në Organizatën “HandiKos”
13:00 – 14:30 Vizitë në Qendrën për jetë të pavarur në Vitomiricë-Pejë

 

E mërkurë 30 Maj 2018

11:00-12:30 Tërheqja e vëmendjes së Institucioneve për fëmijët ebraktisur – Anëtarët e ROR së bashku me anëtarë të AKF –së nga Prishtina do të vizitojnë SOS Fshatin, ku do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme me fëmijët e këtij fshati, duke krijuar punime me moton “Çdo ditë është 1 Qershori”, ku disa prej punimeve do të dërgohen institucioneve lokale e nacionale përmes aktiviteteve të ndryshmeavokuese që do realizojë ROR-i gjatë këtij viti duke tërhequr kështuvëmendjen e institucioneve që të bëjnë shumë më shumë edhe për SOS fshatin.

13:00 -14:00 Rikonstituimi i Asamblesë Komunale tëfëmijëve në Gjilan – Në prag të 1 Qershorit në koordinim më koordinatorët për të drejtat e fëmijëve dhe DKA-së do të bëhet rikonstiumi i AKF-së në këtë komunë ku do të përzgjidhet kryesia eAKF-së dhe kryetari/kryetarja i/e këtij institucioni i/e cili/a do të bëjë edhe zotimin para fëmijëve të kësaj komune të përfaqësuar përmes fëmijëve nga shkollat fillore dhe të mesme të ulëta.

 

E enjte, 31 Maj 2018

11:00 – 12:00 “Pema e fëmijëve për komunën” –Grupo ROR së bashku meAsamblenë Komunale të Fëmijëve do të shkruajnë mesazhe të ndryshme me shqetësimet, nevojat dhe dëshirat qe ata kanë dhe këto mesazhe do tëvarën në drunjët dekorativë para Komunës së Klinës ku edhe do të emërohet “Pema e fëmijëve për komunën”.

E premte,1 Qersh89or 2018

10:00 – 12:00 Takimi Konsultues me Zyrën për Qeverisje të Mirë përHartimin e Strategjisë Nacionale mbi të Drejtat e Fëmijëve – Në bashkëpunim me ZQM-në dhe fëmijëve nga asambletë komunale dhe grupi RORdo të organizohet takim konsultues i grupit punues nga kjo zyre lidhur me hartimin e strategjisë së re nacionale mbi të drejtat e fëmijëve, ku përpos njoftimit me punën dhe strategjinë, fëmijët do të japin imputet e tyre se çfarë duhet përmbajë dhe rregullojë kjo strategji. Hapjen e këtij takimi konsultues do ta bëjë vetë Kryeministri i Kosovës Z. Ramush Haradinaj, ku do të mbajë edhe një fjalim përshëndetës lidhur më 1Qershorin, ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

11:00 -13:00 Shënimi i 1 Qershorit përmes video mesazheve dhe pikturave – Asambleja komunale e Ferizajt do të shënojë këtë ditë më realizimin e disa video-mesazhevedhe pikturave që kanë të bëjnë më ngritjen e përgjegjësisë së institucioneve karshi nevojave të fëmijëve.

11:00-13:00 “Pema e fëmijëve për komunën” –Asambleja Komunale e Fëmijëve të Mitrovicës do të shkruajnë mesazhe të ndryshme me shqetësimet, nevojat dhe dëshirat qeata kanë dhe këto mesazhe do të varën në drunjtë dekorativë para komunës së Mitrovicës ku edhe do të emërohet “Pema e fëmijëve për komunën”.